Ish deputetja e AAK-së, tani në radhët e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, kishte nderuar Himnin pa tekst të Republikës së Kosovës.
Këtë e kishte bërë edhe në vendlindjen e saj në Istog, kur kishte humbur garën për kryetare të Komunës.
Mirëpo, kur e ka ndërruar partinë politike, ajo ka nisur t’i përshtatet krejtësisht Lëvizjes Vetëvendosje, sidomos, kur është fjala për injorimin e simboleve të Republikës së Kosovës.
Kështu, Kadaj-Bujupi, e cila është transferuar nga AAK në Vetëvendosje, në Konventën e AKR’së, të mbajtur të premten, kishte qëndruar ulur kur ishte intonuar Himni i Republikës së Kosovës. Të njëjtin veprim e kishte bërë edhe Shefi i ri i Kadajt – Bujupit, Visar Ymeri, përcjell gazetametro.
Donika Kadaj-Bujupi sa ishte në AAK ishte angazhuar me të gjitha mundësitë për ta bërë Kryeministër Ramush Haradinajn. Ende ka treguar qëndrimin e saj nëse tash do të luftojë për ta bërë Shef të Qeverisë, Visar Ymerin, Albin Kurtin apo Dardan Molliqajn.
https://www.facebook.com/gazetametro.net/videos/371185999933730/