Kryefjala e mediave orët e fundit është vetëm një: Festivali Sunny Hill nuk do të organizohet në Prishtinë, por është zhvendosur në Tiranë në të njëjtat data.
Dyshimet se cila është arsyeja e vërtetë e zhvendosjes së festivalit u ngriten pasi në media u raportua rreth një fotografie të shkrepur mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Dukagjin Lipës një vit më parë.
Mbishkrimi i fotografisë së publikuar nga Veliaj ishte : “Diçka po gatuhet në Tiranë”.
Por edhe në një intervistë për Adi Krastën, Dukagjin Lipa, në 2020 foli për planet e festivalit duke thënë: “Për vitin 2021, do të bëjmë tri ditë në Kosovë dhe dy ose tri netë do t’i bëjmë në Shqipëri. Do ta vazhdojmë festivalin edhe në bregdet. Shpresojmë të kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare. Qëllimi kryesor është promovimi i vendit. Nuk e di sa e keni parë, por përmes festivalit kemi dalë me lajme pozitive në The Neë York Times, The Guardian, The Economist.”
Këtë vit organizimi në Shqipëri nuk ishte paralajmëruar, vetëm 3 datat në Prishtinë.
Vetë Dua tha në 2021 në një deklaratë për mediat se “Jemi duke diskutuar për një koncert në Tiranë. Por do kisha patur dëshirë të bëja një koncert për albumin tim të dytë.