Kur është mosha ideale për heqjen e dioptrisë me laser? - Insajderi
×
LifeStyle

Kur është mosha ideale për heqjen e dioptrisë me laser?

Insajderi
30 May 2024 - 16:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Heqja e dioptrisë me laser, e njohur si LASIK, Lasek, Prk, TransPRK, është një procedurë e popullarizuar që përdoret për të korrigjuar problemet e shikimit si miopia, largpamësia dhe astigmatizmi. Pacientët që i nënshtrohen këtyre trajtimeve shpesh përjetojnë rezultate të jashtëzakonshme dhe një rikuperim të shpejtë, duke rikthyer një cilësi të lartë të jetës dhe lirinë për të shijuar një shikim të qartë dhe të qëndrueshëm.

Mosha ideale për t’iu nënshtruar kësaj procedure është një temë me interes dhe diskutim të konsiderueshëm si midis pacientëve ashtu edhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

Para se t’i nënshtroheni heqjes së dioptrisë me laser, është e rëndësishme qe ju të diskutoni hapur me mjekun tuaj në mënyrë që të siguroheni që sytë tuaj të jenë në gjendje të mirë dhe të plotësohen kushtet e parapara për eleminim laserik të dioptrisë. Gjendje të ndryshme të syrit të cilat edhe mund të mos i keni ditur më parë mund të ndikojnë në rezultatet e operacionit dhe duhet të adresohen përpara se të merret në konsideratë kirurgjia e syve me laser.

Rekomandimi për eleminim laserik të dioptrisë fillon nga mosha 18 vjeçare e në disa raste edhe 20, kjo për arsye se dioptria në këtë moshë ka mundësi të ketë lëvizje të dioptrise dhe kjo duhet monitoruar nga mjeku përkates deri sa të stabilizohet.

Cilësi e përmirësuar e vizionit

Një nga përfitimet kryesore të heqjes së dioptrisë me laser është përmirësimi i cilësisë së shikimit. Kur realizohet eleminimi laserik i dioptrisë, pacientët fitojnë plotësisht të pamurit pa syze njësoj si të kishin qenë me syze ose lente.

Cilësi e përmirësuar e jetës

Duke eliminuar nevojën për syze ose lente, heqja e dioptrisë me laser mund të përmirësojë cilësinë e jetës për individët që udhëheqin një mënyrë jetese aktive si p.sh sportistët ose edhe individet të cilët thjesht janë të lodhur duke shpenzuar dhe duke u marrë me syze ose kontakte në baza ditore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark