Kur Gjermania anuloi ligjin që ndalonte ofendimin e liderëve të huaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur Gjermania anuloi ligjin që ndalonte ofendimin e liderëve të huaj

    Insajderi
    26 April 2017 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një mosmarrëveshje me Turqinë rreth dyshimeve për ofendim ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan, Gjermania kishte vendosur që të anulojë një ligj që lejon dënimin për ofendim të liderëve të huaj.

    Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar 2018.

    Ministri i Drejtësisë Heiko Maas kishte thënë në një deklaratë se termi “të ofendosh shkëlqesinë” është i vjetër disa shekuj dhe nuk është kompatibil me kodin penal aktual të Gjermanisë.

    Ministri poashtu kishte njoftuar se ofendimi i presidentëve do të trajtohet sikur ofendimi i një qytetari të thjeshtë.

    Në pranverën e vitit 2016 Qeveria turke kishte kërkuar zyrtarisht nga autoritetet gjermane që të gjykojë një komedia të famshëm nën akuzat e “ofendimit” të presidentit Erdogan përmes një poeme satirike që ai e lexoi gjatë një shoë.

    Nisma për ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës ka ngjallur debat të ashpër të mërkurën në Kosovë për shkak të disa neneve të tij.

    “Kushdo që publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara fyen apo me keqdashje shpreh përbuzje ndaj Republikës se Kosovës ose ndaj rendit të saj kushtetues; ose fyen ngjyrat, flamurin, stemën apo himnin e Republikës se Kosovës dënohet me burgim deri në tre vjet ose me gjobë”, thuhet në draftin e këtij projektligji.

    Përkufizim i njëjtë vlen edhe për shpifjet ndaj “Presidentit, Kuvendit, Qeverisë, Gjykatës Kushtetuese, ose një prej anëtarëve të tyre.”

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark