“Kur hyra, pashë Talon që po e godiste, zgjati shumë pak”, Dumani rrëfen vrasjen e Fatmira Dedës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kur hyra, pashë Talon që po e godiste, zgjati shumë pak”, Dumani rrëfen vrasjen e Fatmira Dedës

    Insajderi
    04 March 2025 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani akuzon Talo Çelën për vrasjen e Fatmira Dedës në vitin 2013.

    Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Dumani tha se në momentin që ka hyrë në garazh ka parë Çelën duke goditur 60-vjeçarjen.

    Avokati: Pse ndryshoi plani i vrasjes?

    Dumani: Ishte më e thjeshtë për ne se tek pallati ku jetonte viktima jetonte edhe Agroni, planin e kam bërë unë dhe Festimi. Idenë për Agronin e dha Festim Qoli, roli i Agron Qolit ishte informator.

    Dumani: Fatmira Deda, i akuzonte dy vëllezërit për vrasjen e djalit, tek karburanti sa ishte Fatmira Deda gjallë aty nuk afrohej njeri pas vrasjes së saj, karburanti u nda nga dy vëllezërit Petrit dhe Festim Qoli.

    Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit Ilia Ilia për të shfaqur pamjet filmike në sallë të vendit të ngjarjes me argumentin se nuk është marrë në formën e kërkuar nga ligji, po ashtu vendi i ngjarjes mund të ketë ndryshuar, por për pamje filmike duhet t’i referohen atyre që janë në fashikujt hetimorë.

    Avokati Ilia Ilia: Në çfarë ore të ka ardh thirrja nga Agron Qoli?

    Dumani: Unë kisha shkuar pak më përpara se të vinte mesazhi dhe isha pozicionuar në afërsi të pallatit. Mesazhi dhe kodi ishte “erdha”.

    Agron Qoli: Për çfarë i duhesha unë kur ky po e runte vetë?

    Dumani: Ku e dinte ky se ku isha unë?  Unë isha me Talo Çelën aty, në vendin e ngjarjes. Ndeza makinën u drejtova për tek garazhi, u futa vetëm me makinë, Talo ka hyrë në këmbë.  Garazhi i Fatmira Dedës ishte në hyrje djathtas i pari ose i parafundit. Kur kam hyrë me makinë pashë Talon që po e godiste atë të ndjerën, ajo tentoi të hynte brenda garazhit të saj, por qepeni ngeli i hapur se zonjës i ra qepeni në sup. Talo e tërhoqi dhe e godiste. E ndjera ka ngel me fytyrë nga shkallët dhe këmbët nga hyrja e garazhit. E gjitha ka zgjatur shumë pak.Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark