×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Kur ia kam hjekë xhemperin, e pashë që zorrë i kishin dalë”, Rrëfimi i vëllait të Leotrimit

    Insajderi
    13 June 2024 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Më tha: Oj nanë po më dhëmb barku. U afrova edhe e kqyra, e pash që i kishin dalë zorrët”, kështu e kishte përshkruar nëna e Leotrimit momentin kur e pa të birin në gjendje të plagosur.

    Ai vdiq në spitalin e Gradicës e u plagos në oborrin e shtëpisë së tij. Nga larg serbët hodhën granatë.

    Familja e tij asnjëherë nuk e harroi atë.

    Atë e kujtojnë atë çdo ditë. Madje ia ruajnë me shumë kujdes këpucët e tij, që i kishte mbathur ditën kur u plagos.

    Se si u sulmua familja Ahmeti, si u vra Leotrimi e si shpëtuan gjallë të pranishmit e tjerë mund ta kuptoni nëpërmjet intervistës së realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark