×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Kur mund të presim një veturë elektrike të lirë deri në 10,000 euro?

    Insajderi
    16 September 2019 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë ka interesim se kur do të dalë në tregun evropian një automjet funksional me kosto të ulët, i cili në versionin bazë do të kushtojë nën 10,000 euro.

    Drejtori i përgjithshëm i Renault, Thierry Bolor, pohon se kjo do të ndodhë në pesë vjetët e ardhshme dhe se prodhuesi francez është në gjendje ta bëjë këtë falë përvojës në zhvillimin e automjeteve elektrike, siç është modeli Zoe.

    Sidoqoftë, nuk është e qartë se si Bolor mendon të hedhë në treg një veturë me këtë buxhet të ulët në të ardhmen, duke pasur parasysh që Volkswagen, i cili gjithashtu synon të fillojë prodhimin në masë të makinave elektrike, ka modelin e tij të parë thjesht elektrik (VW ID.3) me çmim rreth 30,000 euro, ose tre herë më shumë se çmimi i vlerësuar i modelit të ardhshëm të Renault.

    Nga ana tjetër, Renault i përballueshëm elektrik tashmë ekziston – por në Kinë, ku kompania franceze lansoi Renault City K-ZE me një çmim prej 7,900 euro.

    Vlerësohet se nëse Renault do të donte t’ua ofronte këtë veturë klientëve në Evropë, pas azhurnimeve dhe miratimeve të nevojshme, do të kushtonte rreth 10,000 euro (në versionin më të lirë) në kontinentin e vjetër.

    Përndryshe, Renault City K-ZE është montuar në një platformë mekanike CMF-A dhe ka një bateri litiumi-joni 26.8 kWh. Motori ka 44 kuaj fuqi dhe është në gjendje të udhëtojë deri në 270 km me bateri të plota sipas ciklit të vjetër të matjes NDEC.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark