×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Kur nuk ka kamarierë do të zëvendësohen me robotë

    Insajderi
    03 November 2022 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Robotët janë akoma diçka e rrallë në restorantet gjermane, por si rezultat i mungesës së personelit kjo gjë në të ardhmen mund të ndryshojë.

    “Do të ketë më shumë makineri”, tha për dpa, Valentin Weislamle nga Fakulteti i Arsimit të Dyfishtë Profesional në Baden-Wurttemberg.

    Weislamle, që njëherit është shef i administratës së biznesit për sektorin e turizmit dhe hotelerisë, se beson që mungesa e kuadrove do ta përshpejtojë këtë trend.

    Shoqata e hoteleve dhe restoranteve Dehoga, njoftoi se aktualisht ekzistojnë vetëm disa institucione hotelierike në Gjermani që punojnë me pajisje të tilla – për shembull në rajonin Allgau në Bayreuth dhe në Berlin.

    “Megjithatë, nuk pritet që robotët e shërbimit në të gjithë vendin të bëhen një lloj zëvendësuesi për punonjësit”, theksoi drejtoresha e përgjithshme e Dehoga, Ingrid Hartges.

    Robotët kryesisht përdoren për transportimin dhe pastrimin e enëve nëpër restorante dhe hotele. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark