
Madje thoshte se i kishte dërguar edhe letër organizatorit të festivalit EBU, në formë proteste.
Por, me 23 maj të vitit të kaluar, Selimi jo vetëm që nuk i shkonte ndërmend se flamuri i Kosovës do të ndalohej të valëvitej në sallën e festivalit evropian të këngës, por ishte i sigurt se Kosova do të këndonte në skenën e madhe të Eurovisionit.
Just so we are clear: I actually KNOW #Kosovo will participate in next years @Eurovision #ESC2016 event. I can’t tell you how yet though 😉
— Petrit Selimi (@Petrit) May 23, 2015
“Sa për ta qartësuar: Unë e di se Kosova do të marrë pjesë në vitet e ardhshme në Eurovizion. Nuk mund t’iu tregoj se si do ndodhe kjo”, shkruante në rrjetin social Twitter Petrit Selimi.
Kosova është anëtare e Unionit të Transmetuesve Evropian -Shoqatë që organizon festivalin e Eurovizionit-, por nuk mund të jetë pjesëmarrëse për shkak se nuk është anëtare e OKB-së.
Këtë vit Eurovizion ka marrë vendim që flamujt e disa rajoneve dhe shteteve të mos valëviten në festivalin evropian, i cili do mbahet në Stokholm të Suedisë. /Insajderi.com