Valdete Sahiti nga Vitia, ka ndërtuar një biznes të suksesshëm të turshive.
Pavarësisht suksesit të saj në treg, ajo përballet me sfida të mëdha për shkak të hapësirës së vogël të punës dhe mungesës së punëtorëve.
Në një intervistë për Insajderin, Valdetja shprehu shqetësimin e saj se hapsira aktuale nuk është e mjaftueshme për të përballuar kërkesat të cilat sipas saj çdo ditë po rriten.
Përveç problemeve me hapësirën, ajo gjithashtu theksoi vështirësitë në gjetjen e punëtorëve.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: