Feim Kelmendi, drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, njihet për gjuhë jo-institucionale. Të tillë e ka pasur edhe një reagim në drejtim të Prokurorisë Speciale, pas reagimit të ish-kryeshefit ekzekutiv, Nagip Krasniqit, ku konfirmoi ekzistencën e një videoje degjeneruese për të cilën raportoi ekskluzivisht Insajderi.
Kelmendi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka përdorur gjuhë eksplicite për ta sulmuar Prokurorinë Speciale. E ka quajtur “organizatë kriminale”, duke thënë se Prokuroria Speciale kinse po e shantazhojnë Nagip Krasniqin me një video, shkruan Insajderi.
“Kur po ha m*t une qe Prokuroria Speciale eshte shenderruar ne organizate kriminale spo me besoni, pllus po organizoni debate edhe po me trajtoni si njeri i cmendur per te vertetat qe i them”, deklaroi ai.
“Pastaj Prokuroria Speciale (Kriminale) ka fillu me shantazhu njerin me keto gjera personale. Me gjase te madhe fillimisht jane mundu me shantazhu duke u perpjekur qe si rezultat i shantazh te deklaroj rrejshem persona tjera si te perfshire ne vepra”.
Ndërkaq, sistemin e drejtësisë në Kosovë e ka quajtur “sistem kriminalo-mafioz”. /Insajderi.org/