
Deputeti Rexhep Selimi, kishte dalë krenar para medieve për të treguar sesi kolegët e tij nga PDK-ja, Latif Gashi e Bekim Haxhiu kishin provokuar njeriun e gabuar dhe si pasojë e këtij gabimi janë rrahur nga ai.
Me 28 qershor 2012 gjatë një pauze, pas një debati në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi thoshte se ka qenë duke dalë jashtë objektit të Kuvendit kur si pasojë e një provokimi i është përgjigjur siç thoshte ai fizikisht deputetëve në fjalë.
“Më është dashur të përgjigjem fizikisht me këta njerëz. Zotëri Gashi ka provokuar njeriun e gabuar kësaj radhe… ”, thoshte Selimi.
Madje ai kishte sqaruar edhe dallimin mes rrahjes dhe të rrahurit nga dikush tjetëer.
“Tash kur thotë dikush jam rreh, i bie të jetë e dyanshme por nuk ka qenë kështu”, thoshte Selimi.
Por në Gjykatë ai ka krejt tjera fjalë. Madje mohon të ketë prekur dikë me dorë.
“Unë as nuk e kam goditur Bekim Haxhiun, e as ai nuk më ka goditur mua”, ka thënë Selimi në një seancë të mbajtur në mars të këtij viti.