“Kur Rusia të humbet luftën në Ukrainë, Serbia do ta njohë Kosovën” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    “Kur Rusia të humbet luftën në Ukrainë, Serbia do ta njohë Kosovën”

    Insajderi
    14 February 2023 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Optimist se Serbia mund ta njohë Kosovën “herët apo vonë” shprehet analisti i mirënjohur politik, Januzs Bugajski, shkruan Insajderiu.

    Gjasat më të mëdha që Serbia ta njohë Kosovën, sipas Bugajskit, janë pasi që Federata Ruse të humbet luftën në Ukrainë.

    “Në fakt jam optimist që kjo gjë herët apo vonë do të ndodhë. Mbase nuk do të ndodhë gjatë kësaj qeverie, pra qeverisë së Vuçiç. Gjasat më shumë janë që të ndodhë kur Rusia ta humbë luftën në Ukrainë, të dobësohet dhe të mos ndërhyjë më në Ballkan. Ka gjasa të ndodhë më shumë”.

    “Dhe me shumë gjasa do të ndodhë kur kushte më të ashpra t’i vendosen Beogradit për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Pra me fjalë të tjera, ti e pranon të hapet rruga e anëtarësimit në BE, në të kundërt nuk ka mundësi anëtarësimi, por do humbasësh dhe fondet e BE”,  tha analisti në Euronews Albania, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark