Kur shqiptarët paguanin taksa për semaforë pa pasur fare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur shqiptarët paguanin taksa për semaforë pa pasur fare

    Insajderi
    28 November 2016 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot Shqipëria shënon 104 vjetorin e pavarësisë nga Perandoria Osmane. Telegraph Travel, ka sjellë një numër të fakteve kushtuar 104 vjetorit të Shqipërisë.

    Njëri nga faktet e përmendura, është edhe ai se vozitësit në Shqipëri kanë paguar taksa për semaforë pa pasur fare.

    Ngjarja kishte ndodhur në Shkodër në vitin 1995 kur vozitësit e qytetit të Shkodrës  nuk kishin pranuar për të paguar 2,000 lekë apo rreth 15 euro taksa për semaforë, pasi ata nuk ekzistonin.

    “Është absurditet”, kishte thënë për Reuters një shofer atë kohë, shkruan Telegraph.

    Në këtë artikull të Telegraph, përmendet edhe Lazarati, duke u cilësuar si “kryeqyteti” i kanabisit në Evropë.

    Fakt tjetër i përmendur është edhe qyteti i Beratit i cili konsiderohet njëri nga qytet më të mira në Evropë, qytet i cili është edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark