“Kur të hyjë burri në shtëpi, fëmija duhet me u dridh e gruja…”, Jozi bënë deklaratën shokuese - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Kur të hyjë burri në shtëpi, fëmija duhet me u dridh e gruja…”, Jozi bënë deklaratën shokuese

    Insajderi
    28 March 2025 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një deklaratë e bërë nga Jozi, një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

    Gjatë një bisede me Loredanën dhe Gertën, ai shprehu mendimin e tij mbi autoritetin që duhet të ketë një burrë në familje, duke theksuar se kur ai hyn në shtëpi, fëmijët duhet të frikësohen dhe të vrapojnë për të kapur librat.

    Deklarata e Jozit:
    “Ore, i keni harruar gjërat ju moj! Ore, duhet me ardh era burrë. Kur vjen burri në shtëpi, me u dridh shtëpia. Fëmijët me ja fut vrapit, me kap librat. Vetëm gruaja qendron në sallon.”
    Ndërkohë Loredana shihet duke qeshur nga sikleti.

    Kjo deklaratë ka ngjallur debate të shumta mes publikut. Disa e kanë parë si një mentalitet të vjetër dhe patriarkal, ndërsa të tjerë e kanë marrë si një shaka apo një mënyrë për të theksuar disiplinën në familje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark