"Kur Vushtrria ka qenë qendër, Prishtina ka qenë fshat" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Kur Vushtrria ka qenë qendër, Prishtina ka qenë fshat”

    Insajderi
    25 February 2023 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëri ndër njerëzit më të vjetër të Kosovës që vjen nga komuna e Vushtrrisë, Nesim Ispahiu i lindur në vitin 1935, gjatë bashkëbisedimit ka thënë se për qytetin e Vushtrrisë kryesisht janë përdorur tre-katër emra.

    “Vushtrria është ndër qytetet më të vjetra në Kosovë. Vushtrria kur ka qenë vilajet apo qendër Prishtina ka qenë si fshat, Mitrovica nuk ka ekzistu në hartë, është në hartën e 1530-ës, e Novobërda-Vuçitërna janë me shenjat që tregojnë qendrën, Prishtina me shenjën e fshatit, Mitrovica nuk ekziston në hartë”, tha Ispahiu.

    Gjithashtu ai tha se të gjitha ngjarjet historike që kanë ndodh si me Azem Bejtën, Hasan Prishtinën, Shaban Polluzhën dhe të tjerët gjithmonë lidhjet i kanë pasë me Vushtrrinë, e cila ka qenë burimi i të gjitha këtyre ngjarjeve./klankosova


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark