Dhurata interesante ka pranuar kryeministri Albin Kurti për gjatë një viti nga institucione, përfaqësues amabasadash e qytetarë të ndryshëm. Në 80 prej formularëve të dhuaratave, figurojnë dhuratat protokollare e të rastit si “Kuran, Syze dielli Ray-Ban, llokuma, CD, këmisha, duksa, qilim e çokolada etj”. Çfarë dhe nga kush i mori dhuratat Kryeministrit Kurti, Gazeta Insajderi sjell detaje nga këta formualar
Kryeministri Albin Kurti që nga muaji mars i vitit të kaluar kur edhe e ka marrë mandatin, deri në mars të këtij viti ka pranuar gati 100 dhurata. Prej të cilave 44 dhurata janë protokollare dhe 54 dhurata të rastit.
Në të njëjtën kohë Kurti është zyrtari me numrim më të madh të dhuratatve që ka pranuar përgjatë një viti.
Gazeta Insajderi, e ka siguruar dokumentin me 80 formularët e dhuaratave të deklaruar nga zyra e kryeministrit përmes kërkesës për Qasje në Dokumentet Publike.
Në këta formular tregohet lloji i dhuratës, emri i personit apo institucionit, data dhe me çfarë rasti ia kanë bërë këto dhuara kryeministrit. Por në asnjërin prej formualarëve nuk figuron vlera e dhuratave në euro, shkruan Insajderi.
Këto dhurata të të parit të ekzekutivit i janë dhuruar nga zyrtarë të lartë, përfaqësues ambasadash, insitucione e qytetarë të ndyrshëm.
Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, parashihet që secili zyrtar që pranon dhuratë duhet ta lajmërojë inisitucionin ku punon dhe Agjencinë Kundër Korrupsion për dhuratat që ka pranuar.
Dhuratat e veçanta që mori Kurti
Një libër të shenjtë “Kuran”, ka pranuar në tetor të vitit të kaluar kryeministri Albin Kurti. Këtë dhuratë Kurti e pranoi nga Abdullatif Al-Sheikh, ministri i çështjeve fetare të Arabisë Saudite gjatë vizitës zyrtare.
Dhurata është klasifikuar si dhuratë protokollare, shkruan Insajderi.
Një palë syze të diellit nga firma luksoze “Ray-Ban”, janë pjesë e listës së dhuratave që kryeministri Kurti ka pranuar vitin e kaluar. Syzet sipas formualarit të dhuratës i janë dërguar nga Hajdin Zeka, gjatë viztës tek kryeministri në muajin shtator. Aty nuk figuron vlera e kësaj dhurate.
Zyrtarët e ambasadës së Turqisë, gjatë vizitës tek kryeministi i kanë dhuruar atij, dy llokuma dhe një CD të pianistit turk, Fazıl Say.
Në njërin prej këtyre formularëve shkruan se Shefki Ali Amerllahu, i ka dhuruar Kurtit dy këmisha, njëra me ngjyrë e bardhë e tjetra e kaltër. Ndërsa nga Ideja Bajra, Kurti ka pranuar dy duksa të ndryshëm.
Në kuadër të samitit të Tiranës që është mbajtur vitin e kaluar, nga kryeministri shqiptarë Edi Rama, Kurtit i janë dhuruar “Dekore dhe ushqim”.
Gjatë festave të fundvitit një numër i madh i dhuratave është dërguar tek kryeministri Albin Kurti. Dhuratat kryesisht kishin qenë nga ambasadat.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kanë dhuruar Kurtit “dom perignon champagne, blue label ëhisky, mansheta, dy gota per vere e çokolladë”.
Në total 6 vera të ndyrshme, i janë dhuruar Kurtit nga kryeministri i Sllovenisë.Verë e kuq nga Amabasad e Bullgarisë, Moet chardon champagne nga Ambasada e Sllovenisë si dhe çokolladë e CD të këngëtarit Josef Terek nga Ambasada e Hungarisë.
E para e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani ia ka bërë dy dhurata rasti kryeministri Albin Kurti.
Sipas formularit të dhuratave të shefit të ekzekutiviti, Osmani i dhuroi ajvar të përgatitur nga gratë e Krushës si dhe çokolatë nga Amel, shkruan Gazeta Insajderi.
Dhuratat i janë bërë me rastin e festës së vitit të ri.
Ajo ka shkuar në zyrën e kryeministrit me 30 dhjetor të vitit të kaluar.
Në zyrë të Kurtit, është dërguar si dhuratë edhe një qilim punë dore me flamurin kombetëtar. Ndërsa grupi Parlamentar i partisë së Albin Kurtit, i kanë dhuruar shefit të tyre një stilolaps “Lamy”.
Dhuratat e zakonshme
Dhuratat më të zakonshme që pranojnë zyrtarët shtetërore janë stilolapsat, librat, pikturat, dekoret, kravatat e manshetat.
Në formularët e dhuratave të kryeministrit figurojnë edhe dy portret të kryeministrit.
Kurti ka pranuar edhe një çantë për tablet, Silver grek coin, dekor me figurën e shqiponjës, pjatë dekoruese nga druri, flamur i SHBA-së, një orë muri, guri i hasit dekor.
Gjithashtu, në formular figurojnë edhe anije dekoruese, dekor kubi, një shishe dekor nga xhami, vërë merlot, plaket mirënjohje dhe një dres basketbolli etj.
Gazeta Insajderi fillimisht ka kërkuar nga Agjencia Kundër Korrupsion listën e dhuratave të tri institucioneve kryesore Kryeministrisë, Presidencës e Kuvendit, por ky insitucion në një përgjigje për gazetën ka treguar se ka pranuar formularin me numrin e dhuratave që kanë deklaruar insitucioneve por jo edhe listën me dhuarata.
Aty figuron vetëm raporti vjetor përmbledhës nga deklarimet e dhuratave për vitin 2021 i hartuar dhe publikuar në vitin 2022.
Agjencia kundër Korrupsionit, gjatë muajit mars të vitit 2022 ka pranuar njoftimin nga 157 institucione, të cilat kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata 15 nga këto institucione, ndërsa 142 kanë deklaruar se nuk kanë pranuar dhurata gjatë vitit paraprak.
Institucionet të cilat kanë dorëzuar kopjet e katalogut të dhuratave gjatë këtij viti për vitin paraprak janë: Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Drejtësisë, Universiteti i Prizrenit, Agjencia Shtetërore e Arkivit, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë, Fondi i Kursimeve Pensionale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Zyra Kombëtar e Auditimit, Komuna e Gjakovës, Posta e Kosovës. /Gazeta Insajderi