Lëvizja rebele kurde PKK ka thënë se është e gatshme të intensifikojë luftën ndaj Turqisë pasi që Ankaraja po përpjektet që të bëjë të dorëzohet këtë grup.
Lideri i kësaj lëvizje, Cemil Bayik, i ka thënë BBC-së se presidenti turk, Recep Tayyip Erodgan “është duke e eskaluar këtë dhunë.”
“Kurdët do të mbrohen deri në fund deri sa vazhdojë kjo qasje e Turqisë”, ka thënë ai duke treguar se do të intensifikojë luftën, raporton BBC.
Në anën tjetër, një këshilltar i presidentit turk ka thënë se Erdogan ka mbështetje popullore për fushatën e tij ushtarake./Insajderi.com