Shumica nga ne bëjmë gabime të përsëritshme sa herë që mbushim veturën me karburant. Kur mbushni karburant, fikni veturën sepse e dëmtoni atë.
Kur vendosni të mbushni veturën “full” me karburant, mos tentoni ta mbushni atë deri sa fillojë të derdhet nafta apo benzina.
Sasia më e vogël e karburantit që ne përpiqemi të derdhim në fakt zbulohet si e tepërt dhe refuzohet përmes tubit të kullimit.
Në këtë mënyrë ju do të paguani karburantin që fare nuk është futur në rezervuar. Përveç shpenzimeve financiare, ky zakon mund të dëmtojë rëndë makinën tuaj.
Karburanti që nuk ka përfunduar në rezervuar mund të spërkat veturën dhe i dëmton seriozisht ngjyrën e saj.
Po ashtu në këtë mënyrë dëmtohet filtri i karbonit aktiv të cilin e kanë zakonisht makinat moderne.