Kurrë mos ua heqni lëkurën e bardhë mandarinave, ja pse - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kurrë mos ua heqni lëkurën e bardhë mandarinave, ja pse

    Insajderi
    21 December 2023 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse gjithmonë e hiqni me përpikëri lëkurën e bardhë nga mandarinat, duhet ta dini që jeni duke gabuar.

    Ani pse nuk kanë shije të mirë dhe janë paksa të hidhura, brenda lëkurës së bardhë të mandarinës fshihen vitaminat. Vitamina C ruhet kryesisht në të, shkruan Indeksonline.

    Poashtu brenda saj janë edhe flavonoidet: Këto janë substanca bimore dytësore që mund të neutralizojnë radikalet e dëmshme në trup.

    Këto radikale të dëmshme lindin si nënprodukte të metabolizmit dhe dëmtojnë qelizat, e që për pasojë çojnë në sëmundje të ndryshme dhe plakje të parakohshme.

    Lëkura e bardhë përmban gjithashtu shumë fibra të patretshme. Ata qëndrojnë në sistemin tretës më gjatë, duke ju mbajtur të ngopur për më gjatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark