Kryeministri Turk Binali Yildirim, ka deklaruar që një grup i forcave ushtarake kanë nisur një aksion për tentim të një grusht shteti kundër qeverisë, raporton Al Jazeera, shkruan Insajderi.
Yildirim ka dhënë deklaratën në orët e vona të ditës së premte, përderisa është betuar që autorët do të ndalohen.
Për më tepër ai ka thënë që një numër i gjeneralëve janë të përfshirë në këtë sulm për të marrë qeverinë duke shtuar që kurrë nuk do të japin demokracinë.
Gjithashtu bëhet e ditur që aeroporti Ataturk në Stamboll është mbyllur. Dy urat kryesore në Stamboll vazhdojnë të mbeten të mbyllura. /Insajdericom