×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurrikulë për degjenerim të fëmijëve”, “Për keqardhje të keqpërdoret foltorja” – përplasje e ashpër mes Rrahmanit dhe Nagavcit

    Insajderi
    11 November 2024 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i larguar nga VV, Eman Rrahmani, ka folur për kurrikulën për arsim në edukatën seksuale dhe shëndetin riprodhues, shkruan Insajderi.

    Ai tha se e ka lexuar dhe ka ndarë një pjesë të saj me deputetë.

    “Në atë kurrikulë mësohen se si mësimdhënësit t’iu tregojnë fëmijëve nga klasa e 1 deri në klasën e 12 se si i kryejnë marrëdhëniet e tyre në shtëpitë e tyre. Në atë kurrikulë, ministrja Nagavci ka miratuar që fëmijët të marrin një shembull një vajzë dhe një djalë që i qesin para gjithë shokëve të klasës dhe njërit ia mbyll sytë për 5 minuta e nxënësi tjetër ka me ia prek me dorë trupin me sytë mbyllur dhe pastaj do t’i ndërrojnë rolet e më pas do të tregojnë se çka kanë ndjerë, çfarë organe kanë prekur,” tha Rrahmani.

    Rrahmani i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta lexojnë këtë kurrikulë.

    Ai kërkoi nga ministrja Nagavci të tregojë se sa ka shpenzuar “gjatë mandatit për degjenerimin, rrezikimin e qenies dhe jetës së fëmijëve”.

    Më pas, ministrja Nagavci i replikoi Rrahmanit.

    “Duke i adresuar fillimisht se është për keqardhje të keqpërdoret kjo foltore, sic keni bërë gjithmonë, për interesat personale ose të një grupi. Kurrikulat tona që i kemi miratuar kanë të bëjnë me edukimin dhe mirëedukimin e të gjitha vajzave dhe djemve në mënyrë që asnjë vajzë dhe asnjë djalë të mos keqpërdoret sic keni bërë më tani,” iu përgjigj ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark