×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurrkushi, mësues e badigarda”, Kurti takon dhe lavdëron Petrovcin që ofendoi krerët e UÇK’së

    Insajderi
    05 September 2024 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori Enver Petrovci, para disa muajve, kishte shkaktuar neveri të një pjesë e qytetarëve, të cilët kishin reaguar ashpër ndaj tij. Kjo për faktin se kishte folur me përçmim për ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa e kishte lavdëruar kryeministrin Albin Kurti. Lavdët për kryeministrin duket se tash i kanë hyrë në punë pasi, kryeministri Kurti sot u takua me aktorin Enver Petrovci.

    I pari i vendit edhe ia ktheu me të njëjtën monedhe duke ngritur lart veprimtarinë e Enver Petrovcit.

    Kurti ka thënë se kanë me të kanë biseduar për tetarin e filmin në Kosovë dhe për kontributin ndër vite dhe sfidat përgjatë karrierës.

    Sipas kryeministrit, aktori Enver Petrovci përcjell pozitivitet dhe një lloj të lirisë së shprehjes.

    “ Gjallëria dhe kthjelltësia e Enver Petrovcit përcëllon pozitivisht dhe frymon një lloj të lirisë së shprehjes plot karizëm të pasforcuar dhe humor të mençur. Dje pata kënaqësinë të vizitoj aktorin e mirënjohur, pas një qëndrimi të tij në spitalet e Prishtinës dhe Stambollit për shërim. Më priti së bashku me bashkëshorten e tij, Profesoreshën e njohur të Pianos, Valbona Pula Petrovci, si dhe me fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre. Diskutuam gjerë e gjatë për tetarin e filmin te ne, kontributin dhe sukseset e tij ndër vite, si dhe sfidat që ka hasur përgjatë karrierës së tij të pasur”, ka shkruar Kurti në Instagram.

    Kujtojmë se ndaj aktorit Enver Petrovci, para disa muajve ka pasur kritika të ashpra.

    Ai kishte folur me përçmim për ish-udhëheqësve të UÇK-së.

    Ai këtë deklaratë e kishte dhënë teksa ishte munduar që ta lavdëroj kryeministrin Albin Kurti.

    Sipas tij, Kurti lexon më shumë se të gjithë të tjerët bashkë në Parlament, ndërsa për ish-udhëheqësit tjerë të shtetit deklaroi se erdhën rastësisht në shprehje vetëm për shkak të luftës.

    “Unë mendoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kshtu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i meçëm, jam i sigurt, ma shumë ka lexu ky sesa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj… kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjertë i ka lindë koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurrgja s’kishin qenë, po të mos kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do bodyguarda. Kurrgja s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujtë me hy. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, kishte thënë Petrovci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark