
Pasuria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk ka ndryshuar shumë përgjate viteve.
Në deklarimin e pasurisë për vitin 2021, Kurti nuk ka deklaruar asnjë pronë të paluajtshme në pronësi të veten, por ka deklaruar një banesë në pronësi të bashkëshortes së tij, Rita K. Augestad-Knudsen.
Një apartament prej 67 metrave katror në vlerë prej 400 mijë eurove ka thënë se është blerë në vitin 2018 nga bashkëshortja, ndihmuar edhe përmes një kredie të marrë nga ajo, raporton Insajderi.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se merr pagë vjetore prej 12 mijë e 903 euro nga shteti.
Po ashtu, Kurti ka deklaruar se banon në një shtëpi me qera, ku paguan 250 euro për muaj.
Sa i përketë kursimeve Kurti ka vetëm 401 euro para të gatshme në bank ndërsa bashkëshortja e tij ka 23 mijë euro.
Bashkëshortja e Kurtit ka marrë kredi në vlerë prej 290 mijë euro, të cilën obligohet ta kthejë në 25 vitet e ardhshme.
/Insajderi.org