Kurtan Kajtazi: 131 herë faleminderit vendlindjes sime, Smrekonica do të jetë ma mirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Kurtan Kajtazi: 131 herë faleminderit vendlindjes sime, Smrekonica do të jetë ma mirë

    Insajderi
    29 January 2025 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kurtan Kajtazi, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e fortë që mori nga bashkëvendasit e tij në Smrekonicë.

    Në një takim të organizuar në këtë fshat, Kajtazi tha se ndjehet i privilegjuar për të qenë pjesë e një komuniteti të ndershëm dhe punëtor, me të cilët ka kaluar shumë procese, përfshirë mbi dy dekada në politikë.

    “131 herë faleminderit vendlindja ime! Sonte, në një atmosferë madhështore, me këta njerëz të ndershëm e punëtorë, rrugëtuam nëpër shumë procese në të kaluarën, e mbi 2 dekada edhe në politikë,” shkroi ai.

    Ai u shpreh se ka marrë konfirmimin për mbështetje të fuqishme në këto zgjedhje.

    “Sonte mora edhe njëherë konfirmimin për mbështetje të fuqishme më 9 shkurt, që Smrekonica dhe Kosova të jetë ma mirë,” shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark