Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Astrit Deharin e vrau klika vrastare e këtij shteti vrastar
“Astriti është vrarë nga klika vrastare e këtij shteti vrastar”, ka thënë Sami Kurteshi, gjatë një mbledhje komemorative për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, që po bahet në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik.
Ai ka sjellë kujtime të rralla me të, si një djal i ri, me energji të madhe.
“Për Astritin, fjala e dhënë ishte si mali i zënë. Ai me drejtohej me bac. Puna e palodhshme bënin që ta dëgjonim Astritin, pavarësisht moshës”, ka thënë Kurteshi.
Kurteshi ka shtuar se, nëse dikush mundohet të gjejë anë të errët te Asttiti, kjo do të jetë e pamundur, sepse ai nuk kishte anë të errët.
“I dashur Astrit, fizikisht ti nuk do te jesh më me ne, por ti vazhdon te jesh me ne aty ku jeni mesuar të të shohim. Astrit i dashur, i përjetshëm qoftë kujtimi për ty, i lehtë të qoftë dheu i Kosovës”, ka thënë ndër tjera Kurteshi.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvensosaje, Astrit Dehari vdiq të shtunën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ai do të varroset sot në orën 14:00, në fshatin Zllatar të Prishtinës./Insajderi.com