Bartësi i listës për asamble komunale të Vetëvendosjes në Gjilan, Ismajl Kurteshit ka gënjyer në një lidhje telefonike për Gazetën Insadjeri.
Ismajl Kurteshi nga VV-ja ishte parë në një kafeteri me nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, Bozhidar Periq, e që nga mediat lokale u tha se Kurteshi po kërkon mbështetje për zgjedhjet që do të mbahen më 14 nëntor.
Lidhur më këtë fotografi, Gazeta ka kontaktuar zotri Kurteshin i cili ka thënë se personi në fotografi nuk është ai.
“Jo nuk është e veretë” tha ai për Insajderin. (Gazeta posedon audio-inqizimin nga telefonata)
Por kjo del të jetë një gënjeshtër e Kurteshit, pasi ai pas më pak se dy orë e pranoi përmes një statusi në facebook se ishte ai në takim me zyrtarin serb.
“LDK në Gjilan e ka publikuar sonte një foto nga një takim i rastit me ish nënkryetarin e Komunës së Gjilanit z. Periq në Qendrën Tregtare “AGMIA’ Në Gjilan, kinse për të kërkuar vota për VV-në.
E vërteta është se: 1. Zoti Periq është nga Komuna e Parteshit dhe nuk ka te drejtë vote në Gjilan. 2. Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan nuk e ka mandatuar askënd për të negociuar me subjektet tjera në lidhje me koalicionet. 3. Takimi ka ndodh në vend publik ku ka pas shumë qytetar dhe ka kamera”, shkroi Kurteshi në Facebook.
Kujtojmë se në komunën e Gjilanit në balotazh kanë shkuar kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri dhe kandidati i VV-së, Alban Hyseni.