Kurteshi: Isha në protestë pa e pyetur Vetëvendosjen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurteshi: Isha në protestë pa e pyetur Vetëvendosjen

    Insajderi
    15 May 2016 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një bashkëpunimi të gjatë mes tri partive opozitare kjo ishte protesta e parë në të cilën nuk kanë marr pjesë Lëvizja Vetëvendosja.

    Vetëvendosje zyrtarisht kishin bërë të ditur se nuk do të jenë pjesëmarrëse në protestën e organizuar nga AAK-ja dhe Nisma për shkak se sipas tyre kjo protestë është organizuar pa u konsultuar me ata si partia më e madhe opozitare.

    isi

    Por Kurteshi ishte aty. Ai i ka thënë Klan Kosovës se këtë vendim e ka marrë pa e pyetur partinë e tij.

    “Se kam pyet askënd edhe kam dal. Na në vetëvendosje kështu jemi, kështu edhe vendimet i marrim vet”, tha Kurteshi, njofton Insajderi.

    Kurteshi ishte raportuar se ka qenë pjesëmarrës në protestën e djeshme të dy partive opozitare NISMA dhe AAK. /Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark