Kurteshi kërkon nga Qeveria ta pengojë ndërtimin e kolonisë serbe brenda Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurteshi kërkon nga Qeveria ta pengojë ndërtimin e kolonisë serbe brenda Kosovës

    Insajderi
    03 October 2016 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, i cili ka propozuar një rezolutë për gjendjen në veri, u ka bërë thirrje deputetëve ta votojnë këtë rezolutë e cila e obligon Qeverinë të marrë masa për integrimin e veriut në shtetin e Kosovës.

    Ai ka vlerësuar se gjendja në veri është e keqe dhe sipas tij, kjo pjesë e territorit është duke shkuar drejt ndarjes nga Kosova.

    Kurteshi ka bërë me dije se nëpërmjet kësaj rezolute kërkojnë nga kryeministri t’i përdorë mekanizmat e shtetit dhe të mos e lejojë Serbinë të ndërtojë koloni brenda Kosovës, siç ka ndërtuar në kohën e Millosheviqit, shkruan Epoka e Re.

    Kurteshi ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet t’i ndihmojë edhe financiarisht shqiptarët për ndërtimin e shtëpive të tyre në veri.

    Ai ka kërkuar po ashtu që Kosova t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë në Bruksel, pasi sipas tij, është e vetmja formë që serbët e veriut të integrohen në sistemin shtetëror të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark