Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje për vendimin e ri që është marrë nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Insajderi.
“22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare“, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka bërë me dije se Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar dërgimin e këtyre veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale.
“22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare. Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale”, ka thënë Kurti.