Kurti: Agresioni i Rusisë dhe Serbisë e ka bërë urgjente anëtarësimin në NATO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Agresioni i Rusisë dhe Serbisë e ka bërë urgjente anëtarësimin në NATO

    Insajderi
    20 December 2024 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët plenare mes dy vendeve tha se agresioni i Rusisë dhe Serbisë e ka bërë urgjente anëtarësimin në NATO.

    Sipas tij, aktet terroriste të financuara nga Beogradi në veri të Kosovës tregojnë pafuqinë dhe dëshpërimin e tyre.

    “Ne na gëzon fakti që Shqipëria është vend i NATO-s dhe vend kandidat në BE. Ne do anëtarësohemi sepse do të bëhemi gjithmonë më të fortë. Agresioni i Rusisë, sulmet në Kosovë, Rusia dhe Serbia e kanë bërë urgjente anëtarësimin në NATO, besojmë që Shqipërinë e kemi në krah, ta tejkalojmë kriterin që është i vendosur në samitin e Uellsit”.

    “Edhe në Kosovë edhe në Shqipëri besoj se duhet t’i kushtojmë rendësi 4 kategorive. Sot në Kosovë mund të ketë akte terroriste sporadike, terrorizmi të financuar nga Serbia është shprehje e pafuqisë së tyre, dikur kur kishin kontrolle i bënin këto akte, ky është fundi i tyre. Aktet terroriste të Serbisë tregojnë dëshpërimin e tyre”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark