Kurti akuzon AAK-në dhe NISMA-në për “vijat e kuqe” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti akuzon AAK-në dhe NISMA-në për “vijat e kuqe”

    Insajderi
    18 April 2016 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur rreth ndasive të fundit ndërmjet VV-së dhe partive të tjera opozitare në vend.

    Sipas tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë ndryshuar qëndrim rreth “vijave të kuqe” për koalicione, pas kritikave nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Kurti në një intervistë për emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora News, duke komentuar rreth qëndrimit të AAK-së dhe Nismës se janë “të hapur për koalicion parazgjedhor me forcat e tjera politike, me përjashtim të partive që aktualisht janë në pushtet”, ka thënë se ata “këtë e kanë bërë për shkak të kritikave që kemi thënë ne. Takimet tashmë kanë ndodhur. Deklaratat e tyre se për ta nuk ka vija të kuqe, tashmë kanë ndodhur”.

    Sipas Kurtit, AAK dhe Nisma e përjashtojnë tash koalicionin parazgjedhor, që të mos e përjashtojnë atë paszgjedhor.

    “Është rezultat i një qasjeje defansive ndaj kritikave që kemi sjellë ne për flirtimet dhe koketimet e deritanishme”, ka thënë Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark