Kurti akuzon opozitën: Bojkoti i votimit është sjellje e papërgjegjshme dhe shkelje e Kushtetutës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti akuzon opozitën: Bojkoti i votimit është sjellje e papërgjegjshme dhe shkelje e Kushtetutës

    Insajderi
    16 June 2025 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar deputetët e partive opozitare për bojkotimin e votimit gjatë seancave për konstituimin e Kuvendit.

    Ai e ka cilësuar këtë veprim të papërgjegjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

    “Unë çdo herë shkoj që ta konstituojmë Kuvendin. Ata që vijnë, por bojkotojnë, duke mos votuar, nuk e di pse vijnë. Për bindjen time, ardhja në vazhdimet e seancave dhe bojkotimi i votimit politikisht është sjellje e papërgjegjshme dhe juridikisht shkelje e Kushtetutës”, deklaroi Kurti.

    Ai dha këtë deklaratë para mediave pas përfundimit të ceremonisë së vënies së gurthemelit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark