Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime familjarëve të meteorologut Sylë Tahirsylaj.
Ai tha se me Tahirsylajn ishte takuar para dy viteve kur kishte vizituar kullën e familjes në Isniq.
“Kullën e familjes Tahirsylaj në fshatin Isniq e vizituam në tetorin e para dy viteve. Bisedat me Prof. Dr. Sylë Tahirsylaj i patëm të gjata e mbresëlënëse.”
Kurti ka thënë se kontributi i Tahirsylajt si meteorolog dhe profesor do të mbetet i paharrueshëm.
“Kontributi i tij në fushën e metereologjisë në Kosovë dhe për Universitetin e Prishtinës si akademik, do të mbetet i paharrueshëm. Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta na pikëlloi thellë. Do ta kujtojmë përherë përkushtimin për punën dhe dashamirësinë e tij. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Tahirsylaj, për më të dashurin tuaj. Bacën Sylë do ta kujtojmë për jetë e mot!”