Kurti bashkë me ambasadoren kroate e vizitoi Janjevën për ditën e Krishtlindjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti bashkë me ambasadoren kroate e vizitoi Janjevën për ditën e Krishtlindjes

    Insajderi
    25 December 2022 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e Krishtlindjes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi fshatin Janjevë.

    Në njoftimin e qeverisë thuhet se fillimisht kryeministri takoi famullitarin e kishës së Shën Kollit në Janjevë, Don Matej Paliq si dhe ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

    Ata biseduan për historikun e komunitetit kroat në një fshat të bukur si Janjeva, fshat ky i vizituar dhe nga Nëna Terezë në vitin 1981, e i cili njihet edhe për bashkëjetesën e shkëlqyer mes komuniteteve.

    Gjatë këtij takimi u diskutua dhe për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit për të kontribuar në zhvillimin e Janjevës, dhe në rritjen e mirëqenies së komunitetit kroat dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Janjevë.

    Pas takimit, Kurti mori pjesë dhe në meshën e mbajtur në kishën e Shën Kollit në Janjevë, ku takoi qytetarët e komunitetit kroat dhe shqiptar, dhe u uroi festën e Krishtlindjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark