Kurti bën homazhe në 26-vjetorin e masakrës së Brestocit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bën homazhe në 26-vjetorin e masakrës së Brestocit

    Insajderi
    25 March 2025 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë varreve të të rënëve në masakrën e Brestocit të vitit 1999.

    Bëhet e ditur se 26 vjet pas, Kurti bashkë me familjarë dhe të afërt të viktimave nderuan dhe kujtuan 49 martirët dhe pesë dëshmorët e këtij fshati.

    “Më 25 mars të vitit 1999 forcat e armatosura serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme, një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe”, thuhet në njoftim.

    Më tej, Kurti nga Brestoci vazhdoi homazhet në Fortesë dhe Celinë e pastaj në Goden, ku masakrat në këto vende u kryen pikërisht një ditë pas fillimit të fushatës bombarduese të NATO-s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark