![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Për situatën në veri, kryeminstri i vendit, Albin Kurti gjatë të hënës ka pasur dy biseda telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë.
Kurti në një postim në Twitter shkruan se ministrit Tajani i ka përcjell mirënjohjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për guximin e ushtarëve italian.
“Në një telefonatë të dytë sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio_Tajani, përcolla mirënjohjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës për veprimin e guximshëm të ushtarëve italian në kuadër të KFOR-it për të ruajtur paqen përballë ekstremizmit të dhunshëm. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë të lënduarve”, shkruan Kurti.