Kurti: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, mbetet një dokument i çmuar historik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, mbetet një dokument i çmuar historik

    Insajderi
    02 July 2023 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 33 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese, ka thënë se data e 2 korrikut e vitit 1990, është një kapërcim i madh dhe i pakthyeshëm.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se në historinë e përpjekjeve për Republikën e Kosovës, data e 2 korrikut e vitit 1990, është një kapërcim i madh dhe i pakthyeshëm.

    “Atë ditë të hënë, plot 33 vite më parë, 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës, shpallën dhe miratuan një deklaratë kushtetuese, me anë të së cilës artikulohej vullneti politik i popullit që i kishte zgjedhur ata delegatë, për një Republikë të Kosovës.

    E kërkuar veçanërisht nga demonstratat e vitit 1981 e tutje, Republika e Kosovës për të cilën u miratua kjo deklaratë kushtetuese, do të shpallej dy muaj më vonë më 7 shtator 1990 në Kaçanik, me anë të miratimit të një kushtetute nga po këta delegatë. Ndonëse atë kohë u njoh vetëm nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës e viteve ’90-të të shekullit të kaluar, u jetua politikisht dhe u mirëmbajt intensivisht nga populli i Kosovës si një republikë për rezistencë ndaj Serbisë fashiste, e cila Kosovën e pushtuar në vitin 1912, po e mbante të okupuar nën Jugosllavi”, u shpreh ai.

    Tutje, kryeministri ka shkruar se “e hartuar si një “akt i vetëvendosjes politike” duke u thirrur “në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të njerëzve”, Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, mbetet një dokument i çmuar historik, si referencë për vlerat e kahjes politike të rrugëtimit tonë si komb, për republikën e parë të Kosovës”.

    “Duke kujtuar 114 delegatët që e nënshkruan Deklaratën e 2 korrikut 1990 dhe të gjithë ata që e mbajtën në këmbë Republikën e Kosovës të pasuar prej saj”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark