Kurti del me një postim, e konfirmon dorëheqjen e Mehajt dhe emërimin e Ministrit të ri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti del me një postim, e konfirmon dorëheqjen e Mehajt dhe emërimin e Ministrit të ri

    Insajderi
    08 August 2023 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Kurti ka konfirmuar dorëheqjen e Mehajt si ministër i Mbrojtjes dhe emërimin e Ejup Maqedoncit si ministër të ri.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Mehaj ka kërkuar dorëheqje për shkaqe familjare.

    Kurti e ka falënderuar Mehajn për “punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”.

    “Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”, ka shkruar Kurti.

    Ndërkaq, Kurti për ministrin e ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se i uron punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë.

    “Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë. Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark