
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka propozuar nga 4 hapa për Kosovën dhe Serbinë për shtensionimin e situatës në veri me anë të një videomesazhi.
Video-mesazhi u publikua pak minuta para se në Bruksel të nis një një samiti i BE-së, që zhvillon punimet sot dhe nesër, e në të cilin pritet të vendosen për masat e propozuara nga Komisioni Europian që do të ndërmerren si sanksione ndaj Kosovës dhe Serbisë për gjendjen e zhvilluar në veri.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se e ka njoftuar Borrellin se çfarë është e gatshme të bëjë Kosova për gjendjen në veri dhe çfarë pret nga Serbia. Ai thotë se Kosova është e gatshme të të kontribuojë në de-eskalim.
Kurti ka thënë se nga Serbia pret të tërhiqen protestuesit e dhunshëm, ndërsa Republika e Kosovës të bëjë reduktimin e forcave policore pranë objekteve komunale.
“De-eskalimi i situatës dhe normalizimi i marrëdhënieve është i realizueshëm, keni gatishmërinë dhe vullnetin tim” shkruan Kurti raporton Insajderi.