Kurti: Dënimi për vrasësit e policit Enver Zymberi është domosdoshmëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: Dënimi për vrasësit e policit Enver Zymberi është domosdoshmëri

    Insajderi
    26 July 2023 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se dënimi i personave që e vranë policin Enver Zymberi para 12 vitesh në veri të vendit është i domosdoshëm, shkruan Gazeta Express.

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, tha se Zymberi u vra nga strukturat kriminale serbe.

    “Përvjetori I rënies së zyrtarit policor, heroi Enver Zymberi. 12 vite më parë ai u vra nga strukturat kriminale të Serbisë, gjatë një aksioni që po zhvillonte Policia e Kosovës ne veriun e vendit tonë. Enver Zymberi mbetet simbol I përjetshëm I sovranitetit dhe I ligjshmërisë për Republikën e Kosovës. Drejtësia dhe dënimi për vrasësit e tij është domosdoshmëri ndërsa vijimësia e angazhimit të kolegëve të tij në çdo cep të republikës sonë është shembulli më i mirë qe e kemi mes nesh”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark