Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun, e kanë paraparë që t’i vizitojnë punimet në autostradën Mitrovicë-Prishtinë sot.
Vizita, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, është paraparë të realizohet nga ora 08:00, shkruan Gazeta Insajderi.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vizitojnë vendpunimet e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, në afërsi të fshatit Lumadh”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, së fundmi është zotuar se do ta përfundojë këtë rrugë brenda një viti.
“Që nga sot janë 12 muaj ditë kalendarike. Pra sot një vit kontratori e ka për detyrim ta dorëzojë projektin e përfunduar”, tha Durmishi. /Insajderi.org/