Kurti dhe Osmani gati për t’u nderuar me çmim nga UP-ja, rektori Arben Hajrullahu: Fakti që kanë gjetur kohë brenda javës për të ardhur në UP do të thotë shumë për mua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dhe Osmani gati për t’u nderuar me çmim nga UP-ja, rektori Arben Hajrullahu: Fakti që kanë gjetur kohë brenda javës për të ardhur në UP do të thotë shumë për mua

    Insajderi
    07 October 2025 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vjosa Osmani si presidente, e Albin Kurti si kryeministër në detyrë, sot do të nderohen me çmim nga UP-ja, “Alumni Nderi i UP-së”.

    Kurti e Osmani tashmë kanë hyrë në sallë për të marrë çmimin.

    Në anën tjetër, rektori Arben Hajrullahu i priti me disa fjalë të mira.

    “Fakti që kanë gjetur kohë brenda javës për të ardhur në UP do të thotë shumë për mua”, i tha ai, përcjell Insajderi.

    Universiteti i Prishtinës është përfshirë në një debat pas vendimit për të ndarë çmimin “Alumni Nderi” për kryeministrin në largim Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, gjatë kulmit të fushatës zgjedhore. Sipas gazetës Nacionale, organizata që ka iniciuar çmimin nuk ka bord drejtues të njohur dhe nuk është e qartë se kush merr vendimet, çka ngre pyetje për legjitimitetin dhe transparencën e procesit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark