×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dhe Rama shihen duke qeshur në Vlorë, ndërkohë që festojnë ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

    Insajderi
    28 November 2024 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vlorë, epiqendra e festimeve për ngritjen e Flamurit Kombëtar dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ka mbledhur krerët më të lartë të shtetit shqiptar, ndër ta edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Në përmbyllje të ditës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një video në Facebook, ku shihen momente të ngrohta dhe pikante nga festimet.

    Në video, Kurti dhe Rama shihen duke qeshur dhe duke kaluar kohë të këndshme së bashku në një nga kafetë e Vlorës.

    Këto pamje bien në kundërshtim me zërat dhe aludimet për një marrëdhënie të ftohtë mes dy liderëve, apo thjeshtë iu janë përshtatur atmosferës festive?.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark