Kurti dhe Vuçiqi mund të takohen më 22 prill - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kurti dhe Vuçiqi mund të takohen më 22 prill

    Insajderi
    05 April 2023 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kryenegociatori Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se më 22 prill pritet që të ketë takim të nivelit të lartë politik mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Këto deklarata, Bislimi i bëri pas takimit që pati në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, ku folën për çështjen e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit por edhe çështje të tjera aktuale.

    Ai tha se më 22 prill pritet që të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit.

    “Ideja është që me këtë datë të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit. Ka pak paqartësi në atë se si duhet të ecën procedura e kujt duhet t’i dërgohet drafti paraprakisht, dhe si duhet të prezantohet”, tha Bislimi.

    Tutje, i dyti i qeverisë bëri të ditur se ka indikacione që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm për takim të nivelit të lartë më 22 prill, teksa shtoi se janë duke shqyrtuar edhe datë tjetër alternative.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark