×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti, diasporës: Përparimin që e shihni në Kosovë e ka meritën tuaj

    Insajderi
    12 October 2024 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët që jetojnë në Mynih të Gjermanisë.

    Qeveria njofton se në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rolin e mërgatës.

    Kryeministri Kurti citohet të ketë theksuar se ‘jemi krenar për lidhjet e forta që ekzistojnë me diasporën’.

    “Brezi i të rinjve e të rejave që po edukohet këtu duhet ta shohë se ka dy mundësi për të jetuar e krijuar. Ky brez mund të jetë ai që fiton dijen gjermane në atdheun e vet. Ne, me institucionet, ju kthejmë disi juve borxhin, dhe ju i tregoni shoqërisë e shtetit gjerman një vend të ri prodhimi, që prodhon edhe të mira edhe dije. Ne jemi për një Republikë të fuqishme dhe për një shoqëri të hapur. Si të tillë ne mund ta rrisim e ngrisim vendin tonë dhe shkojmë të qetë në çdo dialog të jashtëm nga i cili veçse fitojmë e përfitojmë për popullin tonë”, citohet të ketë theksuar kryeministri Kurti.

    Në këtë takim, kryeministri Kurti i ka njoftuar bashkatdhetarët në Gjermani me të arriturat në këto tri vitet e fundit.

    “E arritur tjetër është ekonomia e vendit, për çka kryeministri tha se krahasuar me kohën kur erdhëm në qeverisje Bruto Produkti Vendor është rritur për 33 për qind, ndërkaq buxheti i shtetit për 35 për qind. Po ashtu, ai përmendi punën e qeverisë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, përmirësimin në sistemin shëndetësor, e shumë fusha të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark