Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i indinjuar me deputetët e opozitës lidhur me temën e shtrimit të rrugëve në veri.
“Unë e kam të vështirë të diskutojë për strategji dhe platforma me dikë që nuk i interesojnë rrugët që shtrohen në veri. S’më interesojnë rrugët që shtrohen në veri, por kallëzoma strategjinë”, deklaroi ai.
“Çfarë tha edhe deputeti tjetër i PDK-së, Abelard Tahiri, kemi polic aq sa nuk mund t’i mbrojmë ndërtesat atje: Kjo është sikurse t’i bësh thirrje Serbisë. Prandaj, pajtohemi me deputetin Hoxha, kur tha se kemi nevojë për një seancë të mbyllur kur ke deputet që flasin kaq palidhje”, tha Kurti.