Albin Kurti: Meqë krimet në Kosovë i ka bërë shteti serb, duhet të hapen arkivat shtetërore të Serbisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Albin Kurti: Meqë krimet në Kosovë i ka bërë shteti serb, duhet të hapen arkivat shtetërore të Serbisë

    Insajderi
    29 November 2022 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Angazhimi i Qeverisë për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe nismat për drejtësi tranzicionale, ishin tema të takimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Fabian Savioli, Raportues Special i Kombeve të Bashkuara për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, reparacioneve dhe garantimit të mos-përsëritjes.

    Kurti ka thënë se familjarët e të pagjeturve jetojnë në ankth pa e ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

    Kryeministri i Kosovës ka ritheksuar edhe një herë që është e domosdoshme hapja e arkivave shtetërore në Serbi pasi thotë se krimet e kryera në Kosovë ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë.

    Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ballafaqim me të kaluarën dhe për drejtësi. Ai tha se na duhet të ketë rehabilitim dhe rivendosje të drejtësisë për viktimat e të mbijetuarat/it, pasi është shumë e vështirë për familjet të vazhdojnë të jetojnë normalisht përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të tyre, transmeton lajmi.net.

    Ai veçoi disa nga nismat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si ajo për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, hartimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale, si dhe fuqizimin e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Po ashtu foli edhe për ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale të cilat mundësojnë gjykimin në mungesë për raste të krimeve të luftës, duke qenë se shumica e kryerësve të krimeve të luftës në Kosovë ndodhen në Serbi, dhe Serbia refuzon të i dorëzoj ata para drejtësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark