
Tre ditë më parë ndërroi jetë babai i ish-kryeministrit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Për vdekjen e Haxhiu shumë qytetarë e figura publike shprehën i shprehën ngushëllime të afërmve të të ndjerit.
Edhe kryeministri, Albin Kurti ngushëlloi familjen por ajo që u komentua jo pak ishte dallimi në qasje ndërmjet letrave të shkruara për babain e ish kreut të UCK-së, politikanin serb Oliver Ivanovic, i cili nga EULEX, u akuzua si i dyshuar për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s në muajin prill, dhe për ish kryeministrin e vrarë të Serbisë, Zoran Gjingjiq.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përvjetorin e pestë të vrasjes së Ivanoviqit, ka publikuar një video në rrjete sociale, e cila ka nxitur shumë reagime. Ai aty e portretizoi politikanin serb, si person që ka luftuar për interesat e komunitetit të tij.
Në përvjetorin e vrasjes së Gjingjiqit ai la të nënkuptohej se me qeverisjen e tij Serbia kishte lulëzuar.
E ndërkaq për babain e Thaçit ai në emrin e tij dhe të qeverisë I shprehi ngushëllime familjes.
Në lidhje me këtë, shihni storien e realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi.