×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e çon Konjufcën në takim me Osmanin, ajo nuk e pranon: Ftesa ishte vetëm për kryetarët e partive

    Insajderi
    31 July 2024 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenca e Kosovës ka thënë se takimi i thirrur nga presidentja Vjosa Osmani të mërkurën për të diskutuar datën e zgjedhjeve ka qenë vetëm për kryetarët e partive.

    Pas përfundimit të takimit, ku nuk mori pjesë kryetari i LVV, Albin Kurti, presidenja Osmani deklaroi se ftesa ka qenë për kryetarë të partive, dhe sipas saj këtë parim e kanë zbatuar edhe në rastin e dërgimit të Glauk Konjufcës si nënkryetar i parë i Lëvizjes Vetëvendosje. Të cilin presidentja Osmani nuk e pranoi në takim.

    Unë nuk e kam pa që dikush e ka quajt bojkot mospjesëmarrjen e kryetarit të VV’së në këtë rast, të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel kryetarësh. Konjufca si nënkryetar i VV’së ka qenë i gatshëm të vij por e kemi mbajtur parimin për pjesëmarrje vetëm të kryetarëve. Për kryetarin e VV’së po supozoj se është në zyrë aty mund të shkoni ta pyesni pse nuk ka ardhur” deklaroi presidentja para mediave.

    Tutje, presidentja deklaroi se kryetari i VV’ Albin Kurti ndodhet në zyre të tij dhe kërkoi nga medjat që ta pyesin ata pse nuk erdhi në takim./ Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark